Meta dhe Basha homazhe tek polici i vrarë. Çuçi jep ndihmë financiare

Meta dhe Basha homazhe tek polici i vrarë. Çuçi jep ndihmë financiare

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha bënë homage për policin e vrarë në detyrë, të mërkurën.

Meta e dekoroi policin dhe u shpreh se duhet më shumë punë kundra krimit dhe për mbështetjen e policisë.

Basha u shpreh se PD do të ” bëjë gjithçka për kthimin e dinjitetit të Policisë së Shtetit”.

Ndërsa Ministri i Brendshëm Çuçi u shpreh se familjarët e tij do të trajtohen me ndihmë financiare nga shteti, në vlerën e 170% të pages së nënkomisarit.

Saimir Hoxha, 44 vjeç u vra të martën nga një Aldi Rama, 21-vjeç, në ishull Lezhë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>