
Presidenti Ilir Meta deklaroi se diskreditimi ndërkombëtar i Shqipërisë është shërbim për defaktorizimin e Kosovës dhe faktorit shqiptar në rajon.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan:
“Diskreditimi ndërkombëtar i Shqipërisë është shërbim për defaktorizimin e shtetit të Kosovës dhe faktorit shqiptar në rajon, i cili ka qenë kudo faktor stabiliteti e europianizimi.
Vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave e ndihmon edhe shtetin e Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon”