Meta: Do të mbetem në politikë edhe pas presidencës

Meta: Do të mbetem në politikë edhe pas presidencës

“Mjaft për një politikan është kur ai ka frikë dhe tmerr nga vota e lirë e qytetarëve të tij”. Kështu tha Presidenti Meta duke lënë të kuptohet se ai do të vazhdojë aktivitetin politik edhe kur të mos jetë më President, në një intervistë për gazetën Mapo, dje.

Por është e paqartë se çfarë ka në mendje Presidenti pasi u shpreh se nuk do të kthehet më në LSI. Pyetjes së gazetares nëse do të kthehet ne LSI, ai iu përgjigjë se:

“Më pëlqen shumë një thënie e Felipe Gonzales: “E ardhmja nuk është më ajo që ishte”.

Presidenti kritikoi edhe vendimin e opozitës për të bojkotuar Kuvendin dhe zgjedhjet. Ai tha se të dyja palët kanë krijuar “këtë situatë absurde dhe krizë artificiale në të cilën ndodhet vendi”.

Kam qenë gjithnjë i qartë që opozita të mos kishte qasjen e delegjitimimit dhe shumica atë të uzurpimit, qasje që nuk kanë asnjë pikë takimi, por të gjenin rrugën e dialogut politik në interes të integrimit të vendit”, u shpreh Meta.

Kriza zgjidhet, sipas Presidentit bazuar në rezolutën e Bundestagut. ai tha se “ajo është platforma më e mirë për daljen e vendit nga kriza dhe arritjen e reformave për një anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në BE”.

Meta theksoi se tensionet me Presidentiti dhe shumicës “asnjëherë nuk e ka patur burimin te Presidenca, por në dëshirën e paepur të kryeministrit për të zhbërë çdo institucion demokratik në vend”.

Në fund Meta tha se ka kthyer “çdo ligj që ka qenë në kundërshtim me interesin publik, interesin kombëtar dhe Kushtetutën, është kthyer për rishqyrtim në Kuvend në mënyrën më transparente”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>