Meta: Duhet dialog dhe bashkëpunim për të çuar vendin drejt BE-së

Nga Exit News
Meta: Duhet dialog dhe bashkëpunim për të çuar vendin drejt BE-së

Presidenti Meta i bëri thirrje të gjithë palëve të bashkëpunojnë dhe dialogojnë për të ecur përpara me reformat drejt integrimit europian.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Meta përmendi marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik si një shembull të suksesshëm të dialogut:

“Ecja përpara në rrugën europiane kërkon së pari dhe mbi të gjitha një sjellje europiane, ku duhet të mbizotërojë dialogu, bashkëpunimi gjithëpërfshirës, dhe ndërtimi i urave të mirëbesimit ndërmjet institucioneve dhe me qytetarët.

Marrëveshja që u dakordësua në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, ishte një hap i rëndësishëm përpara.”

Meta theksoi se se metodologji e re e BE-së që varet të meritokracia dhe përparimi real i çdo vend, e vë Shqipërinë para përgjegjësisë për të ecur përpara:

“Jemi të gjithë të paralajmëruar nga metodologjia e re e Bashkimit Europian, që thekson se aty ku përparimi nuk është i vërtetë do të ketë ndëshkim, deri në kthim prapa të procesit të integrimit dhe arritjeve të deritanishme.

Kjo do të ishte fatale për ne, veçanërisht duke kujtuar që në nisje të këtij procesi ishim në një korsi me Kroacinë, sot vend anëtar i BE, dhe shumë më përpara Malit të Zi.”

Presidenti shprehu gatishmërin e tij për të bashkëpunuar me të gjithë palët politike në të mirë të integrimit europian të vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>