Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi biseduan sot për raportin e Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Pak ditë më parë, Meta njoftoi se do të takohet me Ruçin për të filluar sa më parë nga puna për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tani që Venecia e ka dhënë opinionin e saj.
Në 19 qershor, Komisioni i Venecias i dha të drejtë Presidentit Meta në të gjitha veprimet e tij dhe rrëzoi veprimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në lidhje me konfliktin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (GJK).
Për më shumë se dy vite, Gjykata Kushtetuese është jofunksionale. Aktualisht gjykata ka vetëm 4 nga 9 antarë dhe nuk merr dot asnjë vendim.