Presidenti Ilir Meta falenderoi autoritetet greke për korrektësinë e tyre në lidhje me rradhët e gjata të krijuara në Kakavijë.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan:
“Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre! Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, z.Rama.”
Sipas letrës së publikuar, autoritetet greke kanë vënë në dijëni palën shqiptare në lidhje me masat e reja orej dy javësh.
Meta i kërkoi ndjesë qytetarëve “të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe”