Meta falenderon Sekretaren e Përgjithshme të “Europa Nostra” për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Nga Exit News
Meta falenderon Sekretaren e Përgjithshme të “Europa Nostra” për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Presidenti Ilir Meta falenderoi Sekretaren e Përgjithshme të “Europa Nostra”, znj. Sneška Quaedvlieg – Mihailović për angazhimin në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend.

“I shpreha mirënjohjen për angazhimin dhe vëmendjen, që “Europa Nostra” ka treguar […] në vlerësimin e vlerave dhe mbrojtjen e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar”, shkroi Meta të martën,në një postim në Facebook pas takim me të.

A i theksoi “Shqipëria do duhet të tregojë përmes veprimeve konkrete dhe aktive respektimin e vlerave dhe parimeve themelore në çdo fushë”.

Në mars të 2020 Europa Nostra shpalli Teatrin Kombëtar, si një nga sitet kulturore në botë në rrezik. Pavarësisht kësaj, në orët e para të mëngjesit të 17 majit, qeveria prishi Teatrin Kombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>