Meta i bënë thirrje autoriteteve të shqyrtojnë kërkesat e maturantëve

Nga Exit News
Meta i bënë thirrje autoriteteve të shqyrtojnë kërkesat e maturantëve

Presidenti Ilir Meta i kërkoi autoriteteve përgjegjëse të marrin parasysh kërkesat e maturantëve për tranparencë dhe rishikim të provimit të letërsisë të mbajtur më 9 qershor.

Ai i bëri thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore të shqyrtojë kërkesat e maturantëve, të cilët po protestojnë prej dy sitësh përpara Ministrisë së Arsimit.

“I bëj thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore që në përmbushje të detyrimit ligjor dhe përballë kërkesave të studentëve, në transparencë të plotë, të marrë sa më parë në shqyrtim të gjitha shqetësimet e tyre dhe t’u përgjigjet me përgjegjësi të plotë”, shkroi Meta në Facebook.

Ai tha se “provimi i Maturës Shtetërore të shërbejë si një vlerësim i drejtë i dijeve të tyre në kohë të vështira, dhe jo si një ndëshkim ndaj pamundësisë objektive të studentëve dhe kufizimeve të pamerituara për arritjen e rezultateve të kërkuara”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>