Presidenti Ilir Meta publikoi të premten listën e kandidatëve për vendin e ish gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.
Në një njoftim në faqen zyrtare, Meta rendit kandidatët e mëposhtëm:
1.Aleksadër Toma
2. Altin Binaj
3. Aldona Sylaj
4. Ardita Buna (Alsula)
5. Eugen Papandile
6. Ilir Haznedari
7. Klajdi Mone
8. Orkida Totojani
9.Përparim Kalo
10.Shaqir Hasanaj
Më herët për vendin e Imerajt, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk kualifikoi asnjë kandidat, e për rrjedhojë Meta hapi sërish garën për vendin e tij.
Emrat e mësipërm do të shkojnë në KED, i cili do të vlerësojë dhe rendisi kandidatët. Që gara të quhet e vlefshme duhet të kualifikohen të paktën 3 kandidatë ndër të cilët Presidenti Meta do të zgjedhi një.
Gjykata Kushtetuese aktualisht ka 4 anëtarë, kuorum i cili nuk e lejon të marrë vendime.