Presidenti Ilir Meta mbajti të shtunën një tjetër konferencë në lidhje me vrasjen në Elbasan, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani.
Ai i drejtoi 5 pyetje në lidhje me këtë ngjarje, kreut të Prokurorisë Ebasan:
- Z. prokuror pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të PD? Pse z. Bardhi si kallëzues është thirrur për t’u paraqitur vetëm në datën 30 prill.
- Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore kaq të ngadalta me vetëdije parandalimin e krimit zgjedhor në Elbasan.
3. Pse duhet që z. Bardhi të paraqitet më 30 prill, pra 5 ditë pas zgjedhjeve, dhe jo urgjentisht?
4. Pse duhet z. Ajazi kjo vonesë kaq e madhe? A kandidon për deputet në këto zgjedhje si kandaidat i PS në Elbasan vëllai juaj? A ndiheni ju në përmbushjen e detyrës suaj në konflikt të pastër interesi? A keni vlerësuar ndonjëherë të dorëhiqeni apo të transferoheni nga aty?
5. Zotërinj prokurorë të Elbasanit, a ju vret ndopak ndërgjegjja, që ndodhi përplasja me armë dhe përgjakja në qytetin e Elbasanit, më 21 prill?
Ai shtoi se e vërteta duhet të zbardhet në orët në vijim.
“Nga SPAK, ambasadat e BE, që mezi presin të raportojnë të hënën suksesin e zgjedhjeve, që të na çelen negociatat, e vërteta duhet të zbardhet tani në orët në vijim dhe jo në 30 prill, kur keni lënë takimin me kallëzuesin”, tha Meta.