
Presidenti ilir Meta i ka kërkuar homologut të tij slloven Presidentit Pahor, të bashkëpunojnë për të hartuar një strategji të përbashkët për daljen e shpejtë nga kriza e koronavirusit, gjatë një bisede telefonike, më 29 qershor.
Sipas njoftimit të presidencës, Presidenti Meta e ka falenderuar Presidentit Pahor për mbështetjen e Sllovenisë në procesin e integrimit europian.
Që pas hapjes së vendin, numrat e të infektuarve janë rritur. Java e kaluar shënoi shifra rekord me 12 të vdekur e me mbi 500 të infektuar.