Meta i kërkon Prokurorisë hetim të shpejtë dhe objektiv për vrasjen e të riut

Nga Exit News
Meta i kërkon Prokurorisë hetim të shpejtë dhe objektiv për vrasjen e të riut

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Prokurorisë të mërkurën të nisë hetime objektive dhe tranparente për vrasjen e Klodian Rashës.

Meta këmbënguli në shkrimin e tij në median sociale se gjyqësori duhet të ndëshkojë çdo akt përtej ligjit nga secili polic.

“I kërkoj Prokurorisë të hetojë intensivisht, të zbardhë të vërtetën dhe të vërë para përgjegjësisë menjëherë autorët e aktit kriminal, të kryer nga organi që ka pikërisht detyrën të mbrojë jetën e qytetarëve”, deklaroi Meta.

Ai kërkoi Avokatit të Popullit të japë rekomandime të posaçme për Policinë.

Presidenti i kërkoi shoqërisë civile që “të jetë më aktive në krah të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve në raport me veprimet e Policisë së Shtetit, e të monitorojë në mënyrë konstante veprimtarinë e saj”.

Klodian Rasha, 25 vjeç, u vra nga një polic në orët e para të mëngjesit të së martës, pasi nuk iu bind urdhërit të policëve për të ndaluar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në Laprakë.

Sipas të dhënave të policisë, Rasha po kryente veprime të dyshimta dhe nuk ndali pas thirrjeve të policëve.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHÇBA), i cili kontrollon punën e policëve, deklaroi se policia kishtë gjetur një armë zjarri në një rrugicë ku ka kaluar viktima.

Oficeri i policisë u arrestua pas ngjarjes dhe dyshohet për vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme.

Për vrasjen reagoi edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shprehu ngushëllime për familjen dhe i kërkoi prokurorisë të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>