Presidenti Ilir Meta i kërkoi qeverisë të shpallë parkun e Vjosës si park kombëtar, për t’a shpëtuar atë nga rreziku i shfrytëzimit të burimeve natyrore.
Ai përgëzoi mosdhënien e lejes mjedisore për HEC-in e Kalivaçit duke e quajtur si betejën e parë të fituar të një lufte që duhet të vijojë.
Presidenti nxiti vijimin e mbrojtjes së zonës aty ku ende është pa status mbrojtje, si pjesa Qesarat-Poçem e kërcënuar për ndërtimin e digave.
Deklaratat Presidenti i bëri në Forumin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik të lumit Vjosë.