Meta i kujton Ramës premtimet për të mos ndryshuar me nxitim Kushtetutën

Nga Exit News
Meta i kujton Ramës premtimet për të mos ndryshuar me nxitim Kushtetutën

Presidenti Meta i ka kujtuar kryeministrit Rama se dikur premtonte se nuk do të ndërhynte në mnëyrë të nxituar në Kushtetutë, por tani po shkel premtimet e tij.

Meta ka postuar në Facebook një video të Ramës në vitin 2012, 4 vite pas ndryshimeve të Kushtetutës të 2008-ës, ku Rama thotë:

“Askush të mos presë dhe mendojë që PS-ja do të ndërhyjë në Kushtetutë me nxitimin që ndërhyri 4 vite më parë. Në asnjë mënyrë jo, ne jemi të bindur se gjithmonë të bëjmë gabime, por ajo që e dallon një forcë të pjekur nga një forcë aventurash është se bën gjithmonë gabime të reja jo të përsëritura.”

Meta shprehu keqardhjen se me ndryshimet që Rama po këmbëngul të bëjë në kushtetutë për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore, mund të jetë duke bërë një gabim si ai i 2008-ës:

“Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>