Meta i përgjigjet akuzave të Ramës: Kryeoligarku shpif

Nga Exit News
Meta i përgjigjet akuzave të Ramës: Kryeoligarku shpif

Presidenti Ilir Meta e quajti qeverinë Rama “shtet i presionit dhe i poshtërimit të qytetarëve”. Në një komunikim me gazetarët në Vlorë, Meta tha se kryeministri Rama do të humbë zgjedhjet e 25 prillit.

“Me pasaporta, me karta, me shpata shqiptarët do shkojnë të votojnë më 25 prill, kjo histori ka përfunduar. Kushdo që do t’i demoralizojë, të lidhë kokën me peshqir. Pjesëmarrja do jetë historike. Shqipëria do ngrihet më këmbë”,  u shpreh Presidenti.

Meta mohoi akuzat se ka arhur fshehurazi në Vlorë. Ata “përpiqen këta të krijojnë një mashtrim publik që presidenti lëvizka natën dhe fshehurazi”, shtoi Meta.

Ai gjithashtu i ktheu përgjigje edhe akuzave të Ramës për bllokim të projektit të rrugës së Selenicës:

“Lidhur me çështjen e Selenicës, ka qenë një peticion i tyre që ka mbërritur tek unë dhe më pas jam kthyer në Selenicë me kërkesë të tyre. E vërteta është që ata janë mashtruar rëndë.”

Disa ditë më parë Kryeministri Rama akuzoi Presidentit se vizitonte fshehurazi Vlorën dhe se kishte bllokuar ndërtimin e rrugës së Selenicës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>