Meta i përgjigjet Ramës për “patronazhistët”: Regjimi i fuksave ka mbaruar

Nga Exit News
Meta i përgjigjet Ramës për “patronazhistët”: Regjimi i fuksave ka mbaruar

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama për “patronazhistët”.

Rama tha se “patronazhistët e dinë është që Presidenti do dalë nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur”.

Meta e ka cilësuar Ramës “kryefuks” dhe ështrë shprehur se “regjimi i fuksave ka mbaruar”.

Meta i cilësoi më herët patronazhistët si “fuksa”, “spiuna”.

Meta tha se “referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm”.

Në media u publikua pak ditë më parë një database të dhënash të Partisë Socialiste, ku ishin të regjistruar të dhënat e  qytetarëve.

PS i kishte vendosur të gjithëve nga një “patronazhit” detyra e të cilit sipas këtij dokumenti ishte të evidentonte preferencat partiake të qytetarëve dhe t’i bindte ata për të votuar PS.

Sipas Lapsi.al i cili publikoi databasen, të dhanë janë marrë nga e-albania.

Qeveria e ka mohuar këtë dhe ka thënë se database të tilla përdorin të gjitha partitë. PS thotë se nuk i ka marrë nga e albania të dhënat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>