Meta i shqetësuar për mungesën e mjekëve: Sa më parë investime e politika në shëndetësi

Nga Exit News
Meta i shqetësuar për mungesën e mjekëve: Sa më parë investime e politika në shëndetësi

Presidenti Meta ka shprehur shqetësimin për numrin e ulët të mjekëve në Shqipëri, i cili sipas raportit të OBSH-së, është një prej më të ultëve në gjithë botën për 10 mijë banorë.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti i bëri thirrje qeverisë që të bëjë sa më shumë investime në shëndetësi, një nga shtyllat kyçe për çdo shqoëri, veçanërisht për pandeminë me t cilën po përballemi:

“Situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar.”

Presidenti Meta theksoi se vendi ka nevojë për ‘politika më largpamëse, jo vetëm për të frenuar largimin, por për të rritur, motivuar dhe fuqizuar personelin shëndetësor.’

Sipas të dhënave të OBSH-së për vitin 2016, Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të mjekëve për 10 mijë banorë në Europë dhe një ndër të fundit në gjithë botën.

Numri i mjekëve në vend mendohet se aktualisht është edhe më i ulët pas emigracionit masiv që ka karakterizuar profesionin e mjekut vitet e fundit, me destinacion kryesisht Gjermaninë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>