Meta i uron Pashkën besimtarëve ortodoksë

Nga Exit News
Meta i uron Pashkën besimtarëve ortodoksë

Presidenti Ilir Meta ka aruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. “Gëzuar Festën e Shenjtë të Pashkës, Ditën e Ngjalljes së Krishtit, të triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën, të së mirës ndaj së keqes dhe të dashurisë mbi urrejtjen”, shkroi Meta në një postim në Facebook.

Pashka, Ringjalljen e Jezu Krishtit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. është festa fetare më e madhe për besimtarët e krishterë.

Pas orës 00.00 të gjithë besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët, simbolin e ringjalles së Jezu Krishtit, i cili u kryqëzua për mëkatet e njerëzimit. Festimet e kësaj dite nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe me drekën tradicionale të së dielës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>