Presidenti Ilir Meta ka përsëritur se nuk do të dekretojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, miratuar në 5 tetor.
Gjatë një takimi me ambasadoren franceze Christina Vasak, për përfundimin e misionit të saj në Shqipëri, Meta tha se ‘do t’i jap edhe një mundësi të fundit Parlamentit njëpartiak për të respektuar marrëveshjen e 5 qershorit, pas kërkesës publike të Partisë Popullore Europiane’.
Meta tha se bisedoi me ambasadoren për reformat e bëra nga Shqipëria dhe për faktin se vendi është ende larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, veçanërisht ‘me shkeljen brutale dhe të njëanshme nga ana e mazhorancës së Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit’.
Ai falenderoi ambasadoren për kontributin thelbësor të Francës për të ndihmuar Shqipërinë drejt rrugës për në Bashkimin Europian.