Meta i vendosur për të mos dekretuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Nga Exit News
Meta i vendosur për të mos dekretuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur se nuk do të dekretojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, miratuar në 5 tetor.

Gjatë një takimi me ambasadoren franceze Christina Vasak, për përfundimin e misionit të saj në Shqipëri, Meta tha se ‘do t’i jap edhe një mundësi të fundit Parlamentit njëpartiak për të respektuar marrëveshjen e 5 qershorit, pas kërkesës publike të Partisë Popullore Europiane’.

Meta tha se bisedoi me ambasadoren për reformat e bëra nga Shqipëria dhe për faktin se vendi është ende larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, veçanërisht ‘me shkeljen brutale dhe të njëanshme nga ana e mazhorancës së Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit’.

Ai falenderoi ambasadoren për kontributin thelbësor të Francës për të ndihmuar Shqipërinë drejt rrugës për në Bashkimin Europian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>