Meta: Jap dorëheqjen nëse fiton PS në zgjedhje

Nga Exit News
Meta: Jap dorëheqjen nëse fiton PS në zgjedhje

Presidenti Ilir Meta deklaroi sërish se nëse mazhoranca fiton zgjedhjet ai do të japë dorëheqjen nga posti.

Gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile, Meta u shpreh se:

“Presidenti ka thënë se në qoftë se kjo shumicë konfirmohet fituese pa prekur votën, presidenti jep dorëheqjen në datën 26 prill dhe këtë le ta dinë të gjithë.” 

Meta tha se çdokush që do përpiqet te preki zgjedhjet do të ndëshkohet, qoftë kjo edhe ish partia e tij.

Ai tha se për të rëndësi ka vetëm që vota të jetë e barabartë.

“Nëse kryeministri për fat të keq mbledh kryetarët e bashkive dhe iu thotë publikisht që ‘dua 800 mijë vota nga ju’, këtë nuk e di. Kjo mua nuk më duket e pranueshme.” tha Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>