Meta ka vetëm një përgjigje për marrëveshjen e detit: do të zbatojë Kushtetutën

Nga Exit News
Meta ka vetëm një përgjigje për marrëveshjen e detit: do të zbatojë Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta nuk pranoi të komentojë zgjerimin e Greqisë në ujrat e Jonit, në komunikimin me mediat, pas konferencës së 100 vjetorit të Luftës së Vlorës.

Ai  përsëriti qendrimin e tij se do të zbatojë Kushtetutën. Madje, Ai i bëri thirrje të gjithë palëve të bëjnë  deklarata të kujdesshme në publik, sepse edhe “pa dashje ato mund të përdoren në dëm të Shqipërisë”.

Presidenti edhe më parë nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e kryeministrit grek Mitsotakis për zgjerimin e ujrave detare nga 6 në 12 milje.

Pyetur nga gazetarët gjatë një aktiviteti në Drashovicë, Meta tha se ‘sot do të flasë vetëm për Drashovicën dhe lufrat e saj.’

Pas këmbënguljes së gazetarëve, Meta tha vetëm se ‘shqiptarët duhet të jenë të sigurtë gjithmonë se presidenti do të mbrojë kushtetutën’ dhe se për çështjen e detit do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese’.

Më herët kryeministri Rama dhe zëvendëministri Cakaj kanë deklaruar se  se planet e Greqisë për të zgjeruar gjerësinë e ujrave territorial nuk janë shqetësuese dhe se diçka e tillë i takon me ligj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>