Meta kërkesë Kuvendit dhe qeverisë për shtyrjen e afatit të kartave të identitetit

Nga Exit News
Meta kërkesë Kuvendit dhe qeverisë për shtyrjen e afatit të kartave të identitetit

Presidenti Ilir Meta i kërkoi Kuvendit dhe qeverisë të shtyjnë afatin për rinovimin e kartave të identitetit e pasaportave.

Përmes një letre drejtuar dy institucioneve, Meta kërkon të shtyhet ky afat deri më 30 prill. Ai argumenton se janë rreth 800 mijë qytetarë, të cilëve ju ka mbaruar afati.

Ai shton se ata përbëjnë gjysmën e votuesve, gjë që e bën situatën edhe më shqetësuese.

“Kjo masë do t`i shërbejë si realizimit të së drejtës së qytetarëve në zgjedhje, ashtu dhe ruajtjes së integritetit të vet procesit zgjedhor.”, argumenton Meta.

Ai i bëri thirrje dhe Ministrisë së Brendshme për të marrë masa për ndalimin e krijimit të rradhëve të gjata dhe ofrimit të qytetarëe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>