
Presidenti Ilir Meta i kërkoi publikisht prokurorisë të hetojë dhe ndëshkojë zyrtarët e lartë të Durrësit për shpërdorimin e miliona eurove në inceneratorin e Sharrës, ku digjen dhe mbeturinat e qarkut të Durrësit.
Përmes një postimi në Facebook, Meta ndau një artikull të Reporter.al për këtë çështje dhe i bëri thirrje prokurorisë të hetojë për transparencë:
“Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.
Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme.”