Meta kërkon hetimin e Komisionit të Ekonomisë: Shqyrtoi dekretet e presidencës pa njoftuar më parë

Nga Exit News
Meta kërkon hetimin e Komisionit të Ekonomisë: Shqyrtoi dekretet e presidencës pa njoftuar më parë

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar SPAK-ut të nisë hetimet për anëtarët e Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, pasi nuk kanë lajmëruar presidencën për shqyrtimin e dekreteve.

Meta i quajti veprimet e komisionit në shkelje të parimeve kushtetuese dhe të papranueshme.

Në 16 dhe 17 qershor, Komisioni i Ekonomisë ka shqyrtuar dhe ka rrëzuar 3 dekretet e Metës:

  • Për shtesën e kontratës së portit të Porto-Romanos;
  • Për kthimin e ligjit ‘për shërbimet e pagesave’;
  • Për kthimin e ligjit ‘për TVSH-në’.

Për diskutimin e këtyre 3 dekreteve, komisioni nuk ka njoftuar presidencën, në mënyrë që kjo e fundit të dërgojë në seancë përfaqësuesit e saj.

Sipas predidencës, ky veprim i komisionit është i përsëritur, veçanërisht kur shqyrtohen dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetueshmërinë e tyre, cenimin e interesave të shtetit dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale që favorizojnë një grup të caktuar individësh.

Ky veprim i komisionit është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese të transparencës.

Meta e quajti sjelljen e komisionit ‘korrupsion legjislativ’ dhe si ‘aktin më të rëndë të shpërdorimit të pushtetit publik’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>