Meta kërkon hetimin e policëve që dhunuan 15-vjeçarin

Nga Exit News
Meta kërkon hetimin e policëve që dhunuan 15-vjeçarin

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar hetimin e plotë të përgjegjësve për dhunën e ushtruar nga disa punonjës policie ndaj një të mituri dje në Tiranë, vetëm sepse po lëvizte jashtë orarit të lejuar nga qeveria.

“Apeloj zbardhjen e menjëhershme dhe me transparencë të saj dhe nxjerrjen pa zvarritje të mëtejshme të përgjegjësive ligjore”.
Ai thotë se ky akt “i rëndë dhe i dënueshëm dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit”, shkruan në një postim në Facebook Presidenti Ilir Meta.

Dje, tek Parku Artificial i Liqenit disa policë dhunua një djalë 15 vjeçar, sepse kishte dalë jashtë orarit të lejuar të lëvizjes. Policia raportoi se polici përgjegjës është pezulluar nga detyra, ndërsa policët e tjerë që e ndihmuan po hetohen. Video e ngjarjes së rëndë u publikua nga portali Jeta Osh Qef.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>