Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Kuvendit të ndalojë procesin për hetimin dhe shkarkimin e tij. Në një letër drejtuar Kuvendit, Meta kërkon: Të shfuqizojë Komisionin Hetimor dhe të ndërpresë hetimin ndaj tij.
Meta e quajti komisionin të ngritur në kundërshti me Kushtetutën, me qëllimin e vetëm ndërhyrjen në punën e presidentit.
Ky hetim ka ndodhur, sipas Metës sepse në Kuvend mungon opozita e vërtet. “Kuvendi ka shkelur procedurën kushtetuese dhe ligjore në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor”, shkruan ai.
Presidenti u shpreh se kjo nisëm e marër nga shumica socialiste konsiderohet “hakmarrje, pse jo dhe puç institucional apo grusht shteti”.
Meta theksoi se kjo nisëm nxit “klimën konfliktuale institucionale, dhe do të prodhojë kosto, për qytetarët, për vendin, dhe institucionet e tij”.
Presidenti tha se ai do të injoroi çdo kërkesë të Komisionit Hetimor.