Meta kërkon ngritjen e Komisionit hetimor parlamentar për 60 mijë fëmijët azilkërkues

Nga Exit News
Meta kërkon ngritjen e Komisionit hetimor parlamentar për 60 mijë fëmijët azilkërkues

Presidenti Ilir Meta kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për largimin e 60 mijë fëmijëve shqiptar nga vendi. Aireagoi pas raportit të publikuar nga CRCA, qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

“Inkurajoj ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me hapjen e Kuvendit të ri, për të hetuar gjendjen dhe vendodhjen e tyre, analizuar arsyet dhe përgjegjësit, si dhe rekomanduar masat efikase me qëllim ndërtimin e një strategjie konkrete shtetërore për ndalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm”, u shpreh Meta, në një postim në Facebook, të premten.

CRCA ka gjetur se mbi 60 mijë fëmijë shqiptarë, ose rreth 10% të popullsisë minorene të vendit kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE -së gjatë 10 viteve të fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>