Presidenti Ilir Meta ju përgjigjë letrës së ambasadores Yuri Kim, mbi kontrollin e figurës së kandidatëve për deputet, duke thënë indirekt se çdo kjo çështje varet nga vullneti i kryeministrit Rama për zgjedhje të ndershme.
“Përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pastrohen gjithçka në vendin tonë, të kemi insititucione demokratike dhe legjitime. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme e pastrojnë politikën”, tha Meta në një komunik për median pas konferencës shkencore për 100 vjetorin e luftës së Vlorës, të mërkurën.
Meta theksoi rëndësinë e respektimit të marrëveshjes së 5 qershorit, si tregues të vullnetit politik për zgjedhje të lira:
“Këto të KQZ-së më duken shumë të vogla. Me vullnet çdo gjë zgjidhet. Nëse ka vullent për të respektuar marërveshjen e 5 qershorit nuk shoh asnjë problem. Nëse nuk ka vullnet flasim ditë tjetër”.