Meta komenton raportin e FMN-së: Rritet varfëria në vend

Nga Exit News
Meta komenton raportin e FMN-së: Rritet varfëria në vend

Presidenti Ilir Meta reagoi të martën për uljen ekonomike të vendit të parashikuar nga FMN-në. Në një postim në Facebook, Meta shkroi se:

Të ardhurat për frymë për Shqipërinë në vitin 2020 parashikohen të arrijnë në 4898 USD/për frymë, 425 USD më pak se 2019”.

Ai shtoi se do të rritet borxhi publik në 83 % të PPB-së duke “thelluar papunësinë dhe varfërinë në vend”:

“Varfërimi do shoqërohet dhe me rritjen e barrës së borxhit. Sipas parashikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, niveli i borxhit publik në fund të vitit 2020 (pa llogaritur detyrimet e shumta të Qeverisë) do të arrijë në rreth 83.3% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>