Meta kritikon buxhetin për 2021 se nuk rrit pagat e administratës dhe pensionet

Nga Exit News
Meta kritikon buxhetin për 2021 se nuk rrit pagat e administratës dhe pensionet

Presidenti Ilir Meta vijon të publikojë argumente në mbështetje të refuzimit që i bëri dekretimit të ligjit për “Buxhetin 2021”.

Meta thotë se buxheti nuk parashikon rritje reale të pagave për administratën publike dhe pensioneve.

Buxheti 2021 nuk planifikon, as indeksim dhe as rritje të pagës për administratën publike, përveç arsimtarëve dhe punonjësve të shëndetësisë. Buxheti 2021 nuk planifikon rritje reale të pensioneve, por vetëm indeksim të tyre në masën 2.5%” shkruan presidenti në Twitter.

Dy ditë më parë, Meta ktheu buxhetin pasi sipas tij nuk parashikohet mbështetje e mjaftueshme për qytetarët dhe sistemin shëndetësor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>