Presidenti Ilir Meta kritikoi të hënën Serbinë, duke thënë se po synon të shpopullojë Medvegjën në “një lojë të pandershme”.
“Unë e kam bërë këtë udhëtim dhe e kam kuptuar Muharremin. Kam kuptuar pse Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale”, tha ai.
Deklaratën ai e bëri të hënë gjatë ceremonisë së nderimit me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për Muharrem Salihun.
Meta u shpreh se duhet të ndalim shpopullimin e trojeve shqiptare.
“Inkurajoj krijimin e Këshillit Politik dhe vendosjen e tij në Medvegjë simbolikisht, për të ndalur hemoragjinë e mëtejshme tonë kombëtare atje”, u shpreh Meta.
Ai tha se dhënia e Urdhërit të Skëndërbut për Muharrem Salihun është nderim për të gjithë ata që rezitojnë.
“Ky nderim sot për Muharremin, është nderim edhe për të gjithë ata si Muharremi, që kanë vendosur të qëndrojnë, të rezistojnë, të mos braktisin vatrat e të parëve”, deklaroi Meta.