Meta kthen aktet nomative për ndëshkimin e medias gjatë pandemisë

Nga Exit News
Meta kthen aktet nomative për ndëshkimin e medias gjatë pandemisë

Presidenti Meta ktheu në Kuvend aktet normative me fuqinë e ligjit të qeverisë, të cilat gjobisnin me 1 milionë lekë të reja deri në bllokimin e atyre emisioneve, të cilët kishin më shumë se 2 të ftuar në studio.

Sipas Metës, kjo është një masë e rëndë administrative për median dhe ky akt është miratuar 5 ditë pas mbarimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Meta argumenton se masat e përcaktuara në aktin normativ janë jo propocionale dhe cenon të drejtë e lirisë së medias dhe të informacionit.

Ka pasur të paktën dy raste të bëra publike në media, për të tilla gjobitje:

Është gjobitur me 1 milionë emisioni 360° i Artur Zhejit, pasi në datën 11 maj ka patur tre të ftuar të pranishëm në studio përveç Zhejit.

Më pas, në 14 maj, është gjobitur me 1 milionë lekë gazetarja Sonila Meço dhe emisioni Tempora pasi në transmetimin e datës 13 maj kanë qenë dy të ftuar në studio.

Pas këtyre dy dënimeve, në 14 maj, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, kërkoi mbylljen e aktivitetit të televizionit RTV Ora, duke urdhëruar ndërprerjen e sinjalit të transmetimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>