
Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin ‘Për shërbimin e pagesave’ për rishqyrtim në Parlament sepse “ndikon në cilësinë e hetimit dhe gjurmimit të veprave penale që konsumohen duke përdorur këto shërbime”.
Kjo sepse ky ligji detyron institucionet e pagesave t’i ruajnë të dhënat për pesë vjet. Por Kodi Penal i Shqipërisë, për veprën e pastrimit të parave dhe veprimtarisë kriminale, kërkon hetim për dhjetë vitet e fundit të të akuzuarit.
“Në realitet, kjo dispozitë [e ligjit] do të shuante mundësinë e ruajtjes së provës që ka prodhuar veprimtaria kriminale, ndërkohë që mundësia kohore për të hetuar atë vepër ekziston sipas ligjit.” – argumenton Meta.
Më herët Presidenti Meta ktheu një tjetër ligj në Kuvend.