Meta kthen ligjin për Policinë: Shkel Kushtetutën, cenon pavarësinë e prokurorisë

Meta kthen ligjin për Policinë: Shkel Kushtetutën, cenon pavarësinë e prokurorisë

Presidenti Ilir Meta ka rikthyer të martën në Kuvend Ligjin për Policinë e Shtetit, me argumentin se shkel parimin e ndarjes së pushteteve dhe cenon pavarësisë së prokurorisë.

Ai shton se ky ligj synon ta kthejë policinë që gjurmon qytetarët jashtë procesit penal dhe rrezikon që të vërë nën presion ata gjatë fushatës elektorale.

“Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke cenuar pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Rrezikon ta kthejë Policinë e Shtetit në një organ që gjurmon qytetarët jashtë një procesi penal dhe kontrollit të organeve të drejtësisë, dhe ta vërë nën presionin qeveritar gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor, nën urdhrat e vullnetit politik, duke cenuar edhe pavarësinë operacionale të saj.”

Në shkurt të 2020, qeveria miratoi disa ndryshime në ligjin për policinë, të cilat i jepnin policisë së shtetit të drejtën të përgjojë dhe gjurmojë qytetarët vetëm me vendim të saj për një periudhë deri në tre muaj, pa kërkuar fare leje nga gjykata.

Exit shkroi më parë në një artikull se ky projektligj vetëm shkel Kushtetutën dhe ligjin, por dhe parimin e ndarjes së pushteteve, duke i dhënë qeverisë

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>