Presidenti Ilir Meta ktheu të mërkurën për rishqyrtim në Kuvend ligjin ‘Për taksat Kombëtare’.
Ligji parashikon përjashtim nga taksat të rentës minerare për mineralet metalore.
Ligji u propozua nga qeveria dhe u votua në Kuvend.
Meta argumenton se ky ligj cenon parimin e sigurisë juridike, barazisë para ligjit dhe autonominë e pushtetit vendor.
Ai shton se ky ligj do të sjellë 500 milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit.
Argumentet kryesore të kthimit janë:
1.Ligji bën një trajtim të favorizuar fiskal të një dege të industrisë në raport me degët e tjera.
2.Ligji është miratuar pa asnjë konsultim me pushtetin vendor, që është përfitues direkt i një përqindjeje të të ardhurave nga renta minerare, duke cenuar parimin e decentralizimit dhe autonomisë së këtij pushteti
3.Ligji nuk shoqërohet me asnjë argument konkret financiar që të justifikojë regjimin e ndryshëm fiskal
4.Zbatimi i ndryshimit të miratuar me ligjin sjell pasoja fiskale që cenojnë interesin publik dhe rrezikojnë të çojnë në shfrytëzim abuzues të pasuritë natyrore të vendit