Presidenti Ilir Meta ka kujtuar të dielën, heronjtë e Topanës, të cilët humbën jetën gjatë Luftës Antifashiste, në 18 tetor 1942.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se katër heronjtë Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Barjam Tushi dhe Hiqmet Buzi, ranë ‘heroikisht për të mos vdekur kurrë, duke shkruar me gjakun e tyre një nga faqet më të ndritura të Epopesë së Lavdishme të LANÇ-it, dhe kaluar në përjetësi me trimërinë e patriotizmin deri në vetëmohim, si burim i përjetshëm frymëzimi për të gjithë gjeneratat e reja në betejat për liri.’