Presidenti Ilir Meta kujtoi sot me 8 maj Ditën Ndërkombëtare të Talasemikëve. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se kjo ditë na ndërgjegjëson të largojmë pabarazitë shendetësore.
“Është përgjegjësi e të gjithëve ne të eliminojmë pabarazitë shëndetësore dhe t’u ofrojmë të sëmurëve talasemikë, një jetë shoqërore cilësore, të denjë dhe të mirëintegruar, pa u stigmatizuar dhe margjinalizuar, apo më keq akoma, të vuajnë nga mungesa e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevojat e tyre jetësore.”, shkruan ai.
Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dhurojnë gjak.