
Presidenti Meta kujtoi në 142-vjetorin e krijimit të saj, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Duke e quajtur si një nga ngjarjet më lapidare dhe frymëzuese për të gjitha kohërat, ku u shpalos dhe u lartësua identiteti kombëtar e europian i shqiptarëve, Meta tha se të gjithë duhet të frymëzohen nga kjo ngjarje, ‘veçanërisht rinia, sa herë kërcënohen sovraniteti, liria dhe pavarësia’:
“Vizioni, fryma patriotike, dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë që na ka lënë trashëgim Lidhja Shqiptare e Prizrenit, mbeten një vepër e gjallë dhe frymëzim mbarëkombëtar, veçanërisht për rininë, sa herë kërcënohen Sovraniteti, Liria dhe Pavarësia.”