Meta kujton sot 21 vjetorin e çlirimit te Kosovës

Nga Exit News
Meta kujton sot 21 vjetorin e çlirimit te Kosovës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar sot 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Ai falenderoi NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, “çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre”.

“Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë”, shkroi në Facebook, Presidenti Ilir Meta.

Më 12 qershor të vitit 1999, ushtria e ish-Jugosllavisë u largua nga Kosova, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-së, duke i dhënë fund luftës dy vjeçare Kosovë – Serbi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>