Presidenti Ilir Meta dënoi ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa, gjatë fjalës së tij në konferencën “E ardhmja e Lumit Vjosa”, të enjten (24 shtator).
I pranishëm në konferencë, Meta tha se raportet e ndikimit në mjedis të HEC-eve “shpesh përgatiten në tavolinë në mënyrë të shpejtë dhe shpesh miratohen ato që do qeveria dhe koncesionari”.
Meta shprehu mbështetjen e tij për ndalimin e ndërtimti të hidrocentarelve në Vjosë dhe shpalljen e saj Park kombëtar.
“Çdo qëndrim kokëfortë s’do i shërbente të ardhmes së vendit dhe rrugës drejt BE-së”, tha ai.