Meta: Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën

Nga Exit News
Meta: Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën

Presidenti, Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të bëjë më kurrë marrëveshje politike apo koalicion me Edi Ramën.

Gjatë një interviste në Syri TV, Meta theksoi se me Ramën nuk do të ketë më marrëveshje për dy arsye.

Sipas presidentit, Rama “ka vënë në diskutim integritetin territorial të Shqipërisë dhe kufijve të Kosovës.”

Përtej përplasjeve politike, Meta ka dhënë këto dy arsye për të mos bashkëpunuar më me Ramën.

Dy arsyet e presidentit i referohen akuzat ndaj kryeministrit se ka qenë në dijeni të një plani për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe akuzat se ai “i ka shitur detin Greqisë”.

Në të dyja rastet, Rama i ka mohuar akuzat ndaj tij.

Presidenti Meta dhe kryeministri Rama janë përplasur disa herë politikisht gjatë karrierës së tyre por kanë patur edhe bashkëpunime, ku më i fundit ishte ai në 2013, kur LSI dhe PS formuan bashkë qeverinë.

Meta u zgjodh president në vitin 2017 me mbështetjen e deputetëve të PS por po atë vit LSI u nda nga koalicioni me PS dhe kaloi në opozitë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>