Presidenti Ilir Meta deklaroi se Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë një vendim të drejtë duke rrëzuar kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me audituesit e tjerë privat.
Sipas ligjit të qeverisjes vendore, bashkia mund të kontraktojë auditues të tjerë për të bërë audit të veprimtarisë financiare.
Kjo sipas Metës është në shkelje të kompetencave të KLSH-së. Ai shton se gjatë gjykimit nuk u thirr Presidenti si palë e interesuar.
Presidenti pohoi se pas 25 prillit Kuvendi i ri do të bëjë atë që GJK nuk e bëri dot.