Meta: Liria e medias në vend është përkeqësuar dukshëm

Meta: Liria e medias në vend është përkeqësuar dukshëm

Presidenti Meta dënoi me forcë çdo formë dhune ndaj reporterëve. Ai theksoi se “fjala e lirë dhe liria e medias janë një kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”. Si dhe u shpreh se “pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur”

Këto deklarata Presidenti i bëri në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve”, përmes një statusi në Facebook.

Meta shkroi gjithashtu se “censura dhe autocensura ndihen qartësisht në raportimet e përditshme” të gazetarëve. Ai tha se “presionet politike të tejskajshme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë.”

Ai u shpreh se “panelet e emisioneve politike të mbrëmjes më shumë orientohen nga interesat e oligarkëve dhe PPP-ve, se sa nga interesi publik dhe kombëtar”. Ndërsa theksoi se “shumë pronarë e drejtues mediash përfitojnë burime financimesh të dyshimta apo nga fondet publike “çirren” paturpësisht për lirinë e medias”.

Presidenti kujtoi se “ende sot askush nuk i di autorët dhe urdhëruesit e sulmit me armë ndaj banesës së familjarëve të gazetares Klodiana Lala”.

Presidenti kritikoi edhe nismën e fundit të qeverisë Rama, paketën anti-shpifje, duke thënë se ajo e “tronditi thellë komunitetin e gazetarëve dhe organizatat botërore që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>