Meta: Mandatet e Vlorës nuk do t’i shkojnë krimit të organizuar dhe as mafies

Nga Exit News
Meta: Mandatet e Vlorës nuk do t’i shkojnë krimit të organizuar dhe as mafies

Presidenti Ilir Meta deklaroi të martën në një intervistë televiziv ve se mandatet e Vlorës “nuk do t’i shkojnë krimit të organizuar dhe as mafies së inceneratorëve”.

Ai u pyet nga gazetari se pse Luan Rama takon qyetarët me kapuç në kokë në Vlorë.

Meta tha se “sepse nëse do të jetë i vërtetë ky lajm besoj edhe Luani do të ishte me kapuç”.

“Jam këtu për t’ju garantuar se Vlora nuk i toleron tradhtarët dhe jam këtu që të mos toleroj prekjen e votës nga askush. Çdo votë e Partisë Socialiste t’i numërohet asaj. Çdo votë e Partisë Demokratike t’i numërohet asaj”, tha Meta.

Ai tha se opozita t’i dali për zot të gjithë votuesve të saj dhe jo të merret me disa opozitare të shitur.

Ai tha se Vlora nuk manipulohet, “komisionerët e opozitë nuk do të shiten dhe nuk do t’i blej askush”.

“Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe unë do takoj personalisht çdo komisioner. Ka një skenar mafioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra, por që do marrin përgjigjen e merituar. Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohë të merrem me çimka dhe çimkat e çimkave”, tha Meta.

Meta i bëri thirrje Damian Gjiknurit për debat. “Eja live ballafaqohemi para vlonjatëve”, tha Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>