Presidenti Ilir Meta akuzoi tërthorazi kryeministrin Rama si përgjegjës për dhunën e ndodhur në Elbasan dhe Kavajë.
“Dihet se kush është përgjegjësi i kësaj dhune. Oara 3 ditësh ndodhi një plagosje në Kavajë. Dhunë ndodhu edhe në selinë e partisë opozitare FRD, pa asnjë bazë ligjore”, u shpreh Meta në një intervistë në televizionin lokal të Elbasanit.
Ai njoftoi se “numri i krimeve zgjedhore të ndodhura deri më tani është më i lartë se në 2017-ën”.
Sipas, presidentit, “Elbasani është nga qarqet më problematik. Si pasojë e një policie të paanshme dhe prokurorie të paanshme, dhe shumë institucione”.