
Presidenti Ilir Meta ka mbështetur thirrjen e Ambasadores amerikane Yuri Kim, për partitë politike që të verfikojnë kandidatët për deputet për zgjedhjet parlamentare të 2017.
Meta ka shpërndarë në Facebook mesazhin e Ambasadores Kim pa asnëj koment të shtuar.
Ambasadorja Kim më herët i paralajmëroi partitë politike të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet. “Mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, shkroi Ambasadorja Kim për partitë politike.