
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur një deklaratë të Kryeministrit Edi Rama të bërë në vitin 2013, gjatë aktiviteti të përvjetorit të 15-të të Kushtetutës së Shqipërisë, ku ai sugjeron gjithpërfshirje jo vetëm politike për ndryshimin e Kushtetutës.
Në fjalimin e tij Rama e quan të domosdoshme, madje edhe të pamjaftueshme, gjithpërfshirjen politike në ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit.
“ Edhe në qoftë proces politikisht i gjithëanshëm kjo është e pamjaftueshme kur flasim për Kushtetutën e një vendi ku partitë politike nuk përfaqësojnë gjithçka.” – deklaron Rama në videon e publikuar nga Presidenti Meta.
Presidenti Meta publikoi videon duke duartrokitur idenë e miratimit të ndryshimeve Kushtetuese me referendum popullor.