Meta mbështet Thaçin dhe Veselin

Nga Exit News
Meta mbështet Thaçin dhe Veselin

Presidenti Ilir Meta shprehu mbështetjen e tij për Presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, pas akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.

Meta tha se ata do ët dalin të pafajshëm ashtu sikurse ka ndodhur edhe herë të tjera për akuza të ngritura ndaj luftëtarëve të UÇK-së.

“Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar. Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri”, shkroi në Facebook Presidenti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>