Meta mbështet thirrjen e Celibashit: Sa më shumë kandidatë aq më shumë mundësi zgjedhjeje

Nga Exit News
Meta mbështet thirrjen e Celibashit: Sa më shumë kandidatë aq më shumë mundësi zgjedhjeje

Presidenti Ilir Meta përsëriti thirrjen e komisioneri shtetëror, Ilirjan Celibashi për dërgimin në kohë të listave me kandidatët për deputetë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se sa më shumë parti të jenë pjesmarrësë aq më shumë mundësi zgjedhje për qytetarët.

“Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pakapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë.”

Më herët, Celibashi i bëri apel partive të dorëzojnë në kohë listat për kandidatët për deputetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>